Please enter at least 3 characters.

CS:GO ka shënuar statistika të papara që nga viti 2021

2023/01/csgo12233.jpg

Siç duket e ardhmja e video-lojës CS:GO është më e ndritur se kurrë, pasi po vazhdon të numëroj një numër të madh të lojtarëve.

Sipas Esportscharts CS:GO arriti kulmin në 1.133.610 lojtarë të njëkohshëm gjatë fundjavës së kaluar, duke regjistruar kulmin e tij më të lartë që nga prilli 2021.

Ky numër i madh i lojtarëve vjen si befasi, pasi kohëve të fundit nuk ka pasur ndonjë përditësim të madh nga CS:GO, apo ndonjë turne profesional.

Përveç regjistrimit të kulmit më të lartë që nga prilli 2021, CS:GO nuk ka pasur një numër mesatar më të lartë lojtarësh (658.932.4 në 30 ditët e fundit) që nga maji 2021, kur kishte një mesatare prej 659.888.9 njerëz që luanin lojën.

Kjo tregon se pavarësisht mungesës së përmbajtjes si operacionet e reja, mënyrat e lojës ose ‘skins’, CS:GO mbetet një nga titujt FPS më të luajtura në botë.

Loja e Valve nuk merr shumë përditësime të dukshme gjatë gjithë vitit si VALORANT dhe Overwatch 2 , disa nga konkurrentët e saj. /Telegrafi/