Cristiano Ronaldo ribashkohet me Luka Modric, para ndeshjes Portugali - Kroaci
08/06/2024
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka pasur ribashkimin të ngrohtë me yllin kroat, Luka Modric, u takuan para ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë.
Dy ikonat e Real Madridit patën një përqafim të këndshëm përpara se të flisnin me njëri-tjetrin për disa kohë.
Ronaldo dhe Modric bën histori së bashku me Real Madridin, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm së bashku.
Luka po ashtu u argëtua në stol me Mateo Kovacic, me të cilin është shok skuadre te Kroacia, ndërsa luajtën bashkë edhe te Real Madridi.
Kroacia ka mposhtur Portugalinë 2-1 në miqësore, ku njërin nga golat e ka shënuar pikërisht Luka Modric. /Telegrafi/


