Cristiano Ronaldo e do me zemër Ligën e Kampionëve, e këndon edhe himnin me pasion (Video)
18/10/2017
Para fillimit të ndeshje Real Madridi - Totenhemit, si zakonisht u lëshua himni i Ligës së Kampionëve.
Por ajo çfarë vënë re shikuesit, ishte një detaj i Cristiano Ronaldos.
Portugezi teksa në stadium këndohej himni, këndonte fjalët e himnit, duke treguar emocionet para sfidës.
Ai është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare.
Ronaldo me golin e shënuan dje ndaj Tottenham ka arritur në kuotën e 110 golave.
Në anën tjetër ai gol ishte i pesti këtë sezon.
Portugezi luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ishte ndër më të mirët. Kjo garë është më e dashura për Ronaldon, që golin e parë në La Liga e ka gjetur vetëm në fundjavë. /Telegrafi/


