CR7 shënon nga pika e bardhë, provokon portierin e Torinos me festën e golit
15/12/2018
Juventusi kaloi në epërsi ndaj Torinos me rezultat 0-1.
Portugezi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 70-të, për golin e 11 sezonal në Serie A.
Goli ishte i bukur, por jo dhe festa pasi CR7 menjëherë pasi shënoi provokoi portierin Salvador Ichazo.
Por, ky i fundit nuk reagoi ndaj portugezit që në fund u ndëshkua nga gjyqtari me karton të verdhë.
Ichazo u fut në vend të Salvatore Sirigu, italiani lëshoi fushën për shkak të lëndimit në minutën e 20-të.
Vlen të theksohet se Ronaldo përveç golave ka dhuruar edhe pesë asistime këtë sezon.
Me këtë rast CR7 bëhet lojtari që shënon golin numër 5000 për Juven në Serie A. /Telegrafi/


