Please enter at least 3 characters.

CR7 i disponuar në stërvitjen para Sevillas, tentoi të ‘turpërojë’ edhe Zidanen (Video)

2017/05/Roni-e1494778453207.jpg

Real Madridi do të luajë ndaj Sevillas dhe Cristiano Ronaldo duket në disponim të mirë para kësaj ndeshje të madhe.

Kjo shikohet më së miri në stërvitjen e fundit të Los Blancos.

Portugezi provoi të bëjë disa lëvizje interesante me topin, por disa nuk i dolën ashtu siç i planifikoi.

CR7 për një moment tentoi edhe të ‘turpërojë’ trajnerin Zinedine Zidane, duke tentuar t’ia futë topin në mes të këmbëve.

Ndeshja ndaj Sevillas është e rëndësishme për rrugëtimin drejt titullit. /Telegrafi/