Please enter at least 3 characters.

Costa: Conte nuk do të zgjaste as një sezon te Real Madridi

2020/04/AntinioConteDiegoCosta.jpg
260:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 04: Antonio Conte, manager of Chelsea shakes hands with Diego Costa of Chelsea after the Premier League match between Chelsea and Arsenal at Stamford Bridge on February 4, 2017 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte ka fituar tituj në Itali dhe Angli, mirëpo trajneri i Interit nuk do të zgjaste as një sezon në krye të Real Madridit – ka thënë Diego Costa.

Strategu italian është në top-listën e trajnerëve më të mirë evropianë, ndërsa në të kaluarën ka qenë i suksesshëm te Juventusi (tre titujt radhazi të Serie A) dhe Chelsea (një titull të Ligës Premier dhe Kupën FA).

Gjatë qëndrimit në Stamford Bridge, raportet me Costan nuk ishin aspak të mira dhe madje i kishte shkruar sulmuesit mesazh duke i thënë se është i padëshiruar në skuadër.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Më pas, spanjolli 31 vjeçar u largua drejt Atletico Madridit dhe jo rrallëherë ka drejtuar kritika ndaj ish-trajnerit të tij.

“Ne kishim probleme jashtë fushës, por mendoj se është trajner vërtet i mirë. Nuk mbaj inate ndaj Contes, por për të qenë top, top trajner, duhet ta ndërrojë anën njerëzore të menaxhimit të tij”.

“Ai është shumë dyshues. Në një skuadër, të themi, si Real Madridi, nuk do të qëndronte as një sezon”, ka deklaruar Costa për ESPN. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)