Please enter at least 3 characters.

Conte: Nuk ka marrëveshje me Romën as për Dzekon e as për Emersonin

2017/12/conte-1-1-e1512998251430.jpg

Antonio Conte ka thënë Chelsea ka anuluar transferimin e dyshes së Romës, Edin Dzeko dhe Emerson Palmeirit.

Trajneri i bluve të Londrës, ka thënë se nuk ka marrëveshje për boshnjakun, duke deklaruar se sulmuesi kryesor mbetet Alvaro Morata.

“Dzeko është një futbollist shumë interesant, por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me Romën”.

Edin Dzeko nuk do të largohet nga Roma. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Ne e kemi sulmuesin kryesor që është Morata dhe nuk mund të shpenzonim shuma të mëdha në këto momente”.

Conte ka befasuar edhe me fjalët për Emerson, duke thënë se nuk e di se si luan ai, pasi nuk ka startuar që moti te Roma.

Conte nuk foli fjalë të mira për Emerson

“As Emerson nuk do të vijojë te Chelsea, pasi unë nuk e kujtoj tashmë atë. Vitin e kaluar ka dhënë disa sinjale mjaft të mira, por nuk luan prej kohësh dhe unë kam harruar stilin e tij të lojës”.

“Kam dyshime mbi gjendjen e tij, ndaj vendosëm që të heqim dorë”, ka hënë Conte. /Telegrafi/