Please enter at least 3 characters.

Conte nuk e di nëse do të qëndrojë te Chelsea

2018/04/Antonio-Conte-CFC.jpg
245:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 04: Antonio Conte, Manager of Chelsea looks on ahead of the Premier League match between Manchester City and Chelsea at Etihad Stadium on March 4, 2018 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte e pranon se nuk e din ende se nëse do të jetë trajner i Chelseat në sezonin e ardhshëm.

48-vjeçari u largua nga drejtimit i Përfaqësueses së Italisë pas Kampionatit Evropian 2016 dhe te Blutë fitoi Ligën Premier në sezonin e parë, por në të dytin ka dëshpëruar të gjithë.

“Duhet të jem i ndershëm, nuk e di", ka thënë Conte duke u përgjigjur në pyetjen se a do të qëndrojë në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm.

“Ky nuk është problemi im, është problem i klubit. Për ne trajnerët nuk është e sigurt. Keni kontratë, por nuk e dini se çfarë ndodh në dy apo tre ndeshjet e ardhshme. Varemi shumë nga rezultatet", ka shtuar italiani.

Conte është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Italisë, por ende nuk ka asgjë konkrete.

(Foto: Getty Images)

Por, më parë italiani ka thënë se është penduar se është larguar nga Azzurrët.

Vlen të theksohet se Federata Italiane e Futbollit ka njohur se me 20 maj do të emërojë trajnerin e ri. /Telegrafi/