Please enter at least 3 characters.

Conte: Më ka humbur besimi në VAR

2019/11/AntonioConteiner-1-e1572636204396.jpg
259:"MILAN, ITALY - OCTOBER 26: FC Internazionale coach Antonio Conte shouts to his players during the Serie A match between FC Internazionale and Parma Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on October 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se e ka humbur besimin te sistemi VAR këtë sezon, por akoma e konsideron të rëndësishme këtë teknologji për futbollin.

Teknologjia e asistencës përmes përsëritjes së videos u injorua në disa momente kyçe në ndeshjet Napoli-Atalanta dhe Roma-Napoli, ndërsa ka pasur edhe të tillë që kanë thënë se është dashur të analizohej më mirë penalltia e Juventusit në ndeshjet kundër Genoas.

"Nuk po shfrytëzohet në të njëjtën mënyrë nga të gjithë. Është e rëndësishme për vendimet e mëdha. Në vitin e kaluar kisha më shumë besim, por sot nuk po e kuptojmë si duhet të përdoret, sepse ka shumë pasiguri dhe paqëndrueshmëri".

Antonio Conte (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Po të kisha qenë unë gjyqtar dhe po ta kisha këtë teknologji, do ta merrja vendimin tim dhe pastaj do ta lija në duart e VAR-it. Do ta ndaja drejtësinë me më shumë gjakftohtësi", ka deklaruar konte në një konferencë për shtyp.

Interi luan kundër Bolognas të shtunën, në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A, ndërsa ndodhet një pikë prapa Juventusit në tabelën e kampionatit italian. /Telegrafi/