Please enter at least 3 characters.

Conte i lumtur me paraqitjen e lojtarëve dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Evropës

2020/08/Conte-Gagliardini.jpg
339:"GELSENKIRCHEN, GERMANY - AUGUST 05: Antonio Conte, Manager of Inter Milan shakes hands with Roberto Gagliardini at full-time during the UEFA Europa League round of 16 single-leg match between FC Internazionale and Getafe CF at Arena AufSchalke on August 05, 2020 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by ina Fassbender/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte është i kënaqur që Interi nuk kishte frikë të luante fortë dhe të luftonte për çdo top kundër Getafes, ndërsa ka lavdëruar lojtarët pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Golat nga Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen siguruan fitoren 2-0 të Interit ndaj Getafes, duke bërë që Nerazzurrët të kalojnë tutje dhe të gatshëm për t’u përballur me njërin mes Bayer Leverkusen ose Glasgow Rangers.

Kjo fitore dhe kjo paraqitje në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani i ka pëlqyer trajneri Conte, i cili nuk ka hezituar t’i lëvdoj lojtarët e tij.

“Ne i dinim mirë vështirësitë që mund të sjellë kjo lojë”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Getafe filloi fortë dhe ne menjëherë gabuam me Stefan de Vrij. Ata po luftonin për topin e dytë dhe për ta bërë lojën fizike. Ata ishin më të fortë në fillim, por ne e morëm lojën në dorë dhe filluam të endnim mirë topin përreth”.

Interi kaloi në çerekfinale të Ligës së Evropës (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Ne prisnim që të ishte një lojë ‘e ndytë’ dhe nuk kishim frikë të ‘ndotemi’ me ta. Kjo është një shenjë e shkëlqyeshme, pasi është ajo vendosmëri për t’u futur në këmbë dhe për të luftuar për çdo top, diçka që na ka munguar herë pas here këtë sezon”.

“Kalimi tutje në Evropë është gjithashtu një shans për të fituar përvojë. Jam i lumtur me performancën. Mund të kishim një vijë rezultati edhe më të mirë”. Kishim më shumë shanse për të shënuar”.

“Më vjen mirë që djelmoshat dëshmuan se duan të vazhdojnë më tej dhe nuk janë ende gati për të shkuar me pushime”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/