Please enter at least 3 characters.

Conte e do rikthimin e Kovacicit te Interi

2019/06/Kovacic-Sarri.jpg
292:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Mateo Kovacic of Chelsea and Maurizio Sarri, Manager of Chelsea celebrate following their sides victory in the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të sjellë Mateo Kovacicin në Giuseppe Meazza nga Real Madridi pas huazimit të Chelsea këtë sezon.

Do të ishte një ribashkim, sepse mesfushori kroat e la Dinamo Zagrebin për Interin në një marrëveshje në vlerë prej 11 milionë eurosh në janar të vitit 2013.

Ai u shit në Real Madrid për 38 milionë euro në 2015 dhe verën e kaluar u huazua te skuadra angleze, Chelsea.

Nuk duket sikur skuadra nga Stamford Bridge do të blejë përfundimisht lojtarin, kështu që gazeta Tuttosport sugjeron se Conte e dëshiron atë te Interi.

Kovacic duke festuar një gol te Interi (Foto: Getty Images/Guliver)

Nëse Real Madridi do t'i lejojë atij një huazim me mundësi blerje te Interi, ata do të duhet të zgjasin kontratën e tij deri më 20 qershor 2022, duke u dhënë atyre disa garanci për të ardhmen e tij.

Kovacic do të mbush 26 vjet në gusht dhe këtë sezon ka bërë 51 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean, duke kontribuar me dy asistime. /Telegrafi/