Please enter at least 3 characters.

Çmimi Special 2019 shkon për Kombëtaren e Hendbollit U-21

2020/02/hendboll.jpg
13:"SHPEND AHMETI

Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.

Çmimi Special ka shkuar për Kombëtaren e Hendbollit U-21, e cila shkroi historinë në vitin që lamë pas.

Kjo kombëtare u bë e para nga sportet ekipore që kualifikohet në një kampionat botëror.

Djelmoshat tanë e arritën këtë sukses, fillimisht pas fitimit të trofeut IHF të kontinentit evropian, dhe më pas fitimit të trofeut IHF Intercontinental, gara këto që vlenin për kualifikim në botëror. /Telegrafi/