Please enter at least 3 characters.

‘Çmendet’ Puyol: Nëse ka skuadër që mund ta kthejë rezultatin ajo është Barcelona, deri në vdekje me lojtarët

2017/02/pyul.jpg

Carles Puyol beson që Barcelona mund ta shkruajë historinë e Ligës së Kampionëve duke e kthyer rezultatin 4-0 nga ndeshja e parë me Paris Saint-Germain, ku ish-skuadra e tij u turpërua. 

Angel Di Maria shënoi dy herë, ndërsa Julian Draxler dhe Edinson Cavani shtuan nga një gol për ta mbyllur një ndeshje perfekte përballe Lionel Messit dhe shokëve të tij.

Forma e Barcelonë është në rënie dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen në kampionat kundër Leganes 2-1, ku skuadra fitoi me mjaftë vështirësi.

Shumë pak njerëz besojnë që Barcelona do ta kthej rezultatin, por për Carles Puyol kjo nuk është e pamundur, ndërsa ai ka përdorur edhe fjalë motivuese për ish-bashkëlojtarët e tij.

“Është koha që skuadra të bashkohet”.

Puyol njihet për trofet e fituar me Barcelonën

“Duke qëndruar së bashku mund të kalohet edhe kjo situatë. Ne e dimë që rezultati në Paris dhemb, por nëse ka ndonjë ekip në botë që mund ta kthej këtë rezultat, ajo ekip është Barcelona”.

“Është rezultat i vështirë, por jo i pamundur. Kjo skuadër ka pasur këso rezultatesh në vitet e fundi dhe e meritojnë besimin”.

“Unë jam me ta deri në vdekje, jo pse ata janë shokët e mi, por te Barcelona të gjithë jemi në një anije”.

“Ne nuk duhet ta përballojmë këtë me dyshime. Duhet të luftojmë deri në fund”, ka thënë Puyol.

Trofetë e Puyol me Barcelonën

Mbrojtësi spanjoll të gjithë karrierën ia kishte kushtuar klubit të Barcelonës, ku për 15 vite luajti në skuadrën e parë.

Ai ka shënuar 12 gola duke e fituar gjashtë herë kampionatin, dy herë Kupën dhe shtatë herë Superkupën e  Spanjës.

Në Evropë ai fitoi tri herë Ligën e  Kampionëve dhe dy herë Superkupën, ndërsa dy herë me Barcelonën fitoi edhe titullin e botës për klube.

Ai ka fituar edhe Kupën e Botës edhe Kampionatin Evropian me fanellën e Spanjës. /Telegrafi/