Please enter at least 3 characters.

Cleveland vazhdon shkëlqimin, triumfon në udhëtim te LA Lakers

2022/11/6I5B253IDFB6FLNZ3JAJTIQPNE-scaled.jpg
249:"Cleveland Cavaliers guard Donovan Mitchell (45) drives past Los Angeles Lakers forward Anthony Davis, left, and forward LeBron James during the first half of an NBA basketball game Sunday, Nov. 6, 2022, in Los Angeles. (AP Photo/Marcio Jose Sanchez)
2:"AP

Cleveland Cavaliers po vazhdojnë shkëlqimin, teksa kanë marrë fitoren e tetë radhazi në NBA.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri John-Blair Bickerstaff ka pësuar humbje në ndeshjen e parë, derisa më nuk di për disfatë duke marrë tetë fitore të njëpasnjëshme.

Lakers ishte 'viktima' e radhës për Cavs që triumfuan në Staples Center me 14 pikë diferencë 100:114

Donovan Mitchell ishte fantastik për mysafirët pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Me lojë të mirë te Cavs u dalluan edhe Darius Garland me 24 pikë e shtatë asistime, derisa Jarrent Allen shtoi 16 të tjera dhe 12 kërcime.

LeBron James si gjithmonë ishte më i miri te Lakers me 27 pikë, derisa Anthony Davis e Russell Westbrook shtuan nga 19 të tjera, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Cavs mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me bilanc 8-1, derisa Lakers janë në vendin e parafundit në perëndim me vetëm dy fitore e shtatë humbje. /Telegrafi/