Please enter at least 3 characters.

CityVille loja më e popullarizuar në Facebook

2016/01/f.1224152752129_210.jpg

Loja CityVille është e ngjashme me FarmVille, vetëm se ajo në vend të fshatit ndodh në qytet, e më së shpeshti e përshkruajnë si lidhje në mes të FarmVille e Sim City.

Nuk është vështirë të supozohet se edhe CityVille do të jetë jashtëzakonisht e suksesshme, mirëpo është e dhëna se brenda gjithsej njëzet ditësh CityVille ka grumbulluar 16.8 milionë në ditë përdorues aktiv dhe me këtë duke arritur FarmVille e cila ka 16.4 milionë përdorues.

Gjykuar sipas shpejtësisë së rritjes së CityVille, mund të supozohet se brenda pak muajsh do ta la në hije FarmVille. /Telegrafi/