Please enter at least 3 characters.

Cilat janë ushqimet më të mira për personat që kanë anemi? Flet hematologu Fitim Gashi  

Anemia është një gjendje që karakterizohet me zvogëlimin e numrit të eritrociteve, nivelin e ultë të hemoglobinës dhe hematokritit.

Hematologu Fitim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet hematologjike, aneminë dhe simptomat që jep anemia.

Ai po ashtu ka treguar se cilat janë ushqimet më të mira kundër anemisë (pagjakësisë).

“Kjo recetë është tamam e qëlluar sepse rrepa ka sasi të madhe të hekurit dhe ndihmon shumë te fëmijët...edhe këto karota, portokalli, rrushi i thatë... boronica, aronia janë produktet... secila nga pak ndikon që të marrim sasinë e nevojshme të hekurit”, tha ai.

Doktori tutje thekoi se receta me rrepë preferohet edhe te gratë që mund të kenë cikël të zgjatur menstural.

Doktori Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” tregoi se fëmijët kanë nevojë për hekur diku 1 mg në ditë, ndërsa gratë 1.5 mg në ditë.

Ndërkaq, sasia më e madhe nevojite te gratë shtatzëna dhe te adoleshentët, diku 3 mg në ditë.

“Sepse rritja te adoleshentët ndikon që të kenë nevojë më shumë për hekur...”, tha ai.

Tutje, doktori theksoi se ushqimet e preferuara për ata që kanë anemi janë edhe vezët, mishi i kuq, mishi i bardhë, pemët dhe perimet.

Shëndeti në rend të parë mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/