Please enter at least 3 characters.

Çiklistja humb durimin, kalon në të kuqen dhe në rampën e mbyllur - për pak sa nuk e pëson me jetë mbi urën palosëse (Video)

2018/07/1-186-e1531861714187.jpg
16:"© Wisconsin DOT

Një video e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një çikliste humb durimin dhe nuk respekton dritën e kuqe të semaforit dhe kalon rampën për të lëvizur nëpër urën që po palosej në Winsconsin.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë të Departamentit të Transportit në Winsconsin. Në fillim të videos shfaqet një grua 37-vjeçe duke vozitur biçikletën mbi urë, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit - veprim ky që për pak sa nuk i kushtoi me jetë, transmeton Telegrafi.

Ajo rrëzohet në hapësirën ku po palosej ura dhe po të mos ishin kalimtarët e rastit që vrapuan për ta ndihmuar, sigurisht se do ta pësonte me jetë.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se kjo grua e paidentifikuar është trajtuar në spital për lëndime në fytyrë. /Telegrafi/

<span></span>