Please enter at least 3 characters.

Çifti bëjnë fotografitë e martesës në një supermarket – por nusja merr vëmendjen kryesore (Foto)

2017/12/Screenshot_2-18.png

Një çift bënë fotografitë e martesës në një supermarket. Sepse aty edhe ishin takuar. Por ajo që mori vëmendjen më së shumti thuhet se ishte nusja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jessica dhe Rodney Reinsma, nga Gold Coast në Australi, të cilët u takuan në vitin 2013 ndërsa punonin si drejtues të lartë në një degë të supermarketit Coles në Sydney.

Rodney i propozoi këtë vit, dhe të dy shitësit u martuan në nëntor. Ata mendonin se supermarketi, një pjesë e madhe e jetës së tyre, ishte një mjedis ideal për fotografitë e tyre romantike.

"Nëse nuk do të ishte për Coles, nuk do të mund të takoheshim kurrë dhe nuk mund ta imagjinoja jetën pa të", tha Jessica, 31-vjeçare, për The Bulletin Gold Coast. "Unë kam shumë për të falënderuar kompaninë për këtë gjë".

Çfarë bie në sy janë fotografitë e tyre të veçanta, por ajo çfarë u ka rënë në sy më së shumti përdoruesve në rrjetet sociale është nusja, sidomos fotografia ku ajo shihet me një banane në dorë. /Telegrafi/