Please enter at least 3 characters.

Christensen ka marrëveshje me Barcelonën, zyrtarizimi çështje kohësh

2022/02/IMG_20220223_151431.jpg

Andras Christensen ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Chelsea në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi danez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk e ka pranuar rinovimin, përkundër insistimit nga klubi.

Chelsea i ka bërë pesë oferta të ndryshme për rinovimin e kontratës, por danezi nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

E ardhmja e Christensen duket se është në La Liga te gjiganti katalunas Barcelona.

Sport ka raportuar se palët kanë tanimë një marrëveshje mes tyre dhe zyrtarizimi është çështje kohësh.

25-vjeçari kishte edhe kërkesa të tjera, por ai fillimisht refuzoi të gjitha ofertat që vinin në drejtim të tij nga Liga Premier.

Bayern Munich, Borussia Dortmund e Inter kanë qenë ekipet tjera të interesuara, por Christensen ka zgjedhur Barcelonën. /Telegrafi/