Please enter at least 3 characters.

Chelsea synon transferimin e mbrojtësit John Stones

2020/07/John-Stones.jpg
231:"LONDON, ENGLAND - APRIL 14: John Stones of Manchester City during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on April 14, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi londinez, Chelsea po shqyrton një veprim për mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones.

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard është i vetëdijshëm se duhet të forcojë vijën e fundit kur afati kalimtar i transferimeve të rihapet.

Sipas mediumit Football Insider, Blutë kanë zhvilluar bisedime të brendshme rreth nënshkrimit të Stones, i cili është i gatshëm të largohet nga Manchester City.

Reprezentuesi anglez u kërkua nga Jose Mourinho në verën e 2015, menjëherë pasi ai do ta udhëzonte Chelseat drejt fitimit të titullin në Ligën Premier.

Sidoqoftë, trajneri aktual i Tottenham përfundoi i humbur pasi Stones zgjodhi të qëndronte në Everton në atë kohë.

Stones pastaj u bashkua me Manchester Cityt vitin e ardhshëm dhe nuk zgjodhi klubin londinez.

Brenda stafit drejtues të Chelseat ka besim se Stones ka aftësi të shkëlqyeshme me topin në këmbë për t’u futur në stilin e lojës së Lampard. /Telegrafi/