Chelsea prezanton fanellat e sezonit të ardhshëm, Hazard pjesë e prezantimit
02/05/2019
Klubi i njohur anglez, Chelsea ka prezantuar fanellat e reja që do t'i veshë në sezonin e ardhshëm 2019/20.
Sot (e enjte) gjatë ditës ka ardhur prezantimi i fanellave të reja të klubit londinez.
Edhe në fanellat e sezonit të ri vërehet dominimi i ngjyrës së përhershme të klubit nga Stamford Bridge, e kaltër, por edhe një dizajn interesant i saj.
Ky prezantim i fanellave për sezonin 2019/20 ndodhi në zyrat e Bluve, ku vërehet bashkëpunimi me firmën e njohur të veshmbathjeve Nike.
Befasia e këtij prezantimi ishte paraqitja e yllit belg Eden Hazard, i cili është lidhur shumë një një largim të mundshëm nga Chelsea.
Vera e këtij viti pritet të definojë përfundimisht të ardhmen e belgut të londinezët. /Telegrafi/


