Chelsea - Manchester City, formacionet zyrtare të super derbit anglez
Chelsea është nikoqir i Manchester Cityt në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Evropës pret kampionin në fuqi të Anglisë në Stamford Bridges, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.
Të dyja skuadrat kanë synim që ta fitojnë titullin dhe nuk duan që të gabojnë.
Në pesë ndeshjet e para Chelsea ka marrë katër fitore e një barazim, ndërsa City ka tri fitore, një barazim e një humbje.
Mason Mount dhe Christian Pulisic janë mungesat e mëdha tek vendasit, derisa Pep Guardiola ka të gjithë lojtarët në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Kovacic, Alonso, Lukaku, Werner.
Man City: Ederson, Walker, Dias , Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Foden, Jesus, Grealish.
/Telegrafi/


