Chelsea identifikon dy yje brenda Ligës Premier si opsione për të zëvendësuar Enzo Fernandezin
Drejtuesit e klubit londinez, Chelsea thuhet se ka identifikuar tashmë zëvendësuesin e mundshëm të Enzo Fernandezit, nëse ky i fundit largohet në këtë afat kalimtar.
Sipas mediumit The Guardian, Chelsea ka identifikuar Alex Scott të Bournemouth dhe Adam Wharton të Crystal Palace si opsione të mundshme për të zëvendësuar Fernandezin
Manchester City e dëshiron lojtarin e kombëtares argjentinase dhe pritet të bëjë një ofertë për të në pjesën e mbetur të afatit kalimtar të verës.
Chelsea do ta rrisë çmimin e kërkuar pasi duhet të gjejë një zëvendësues për Fernandezin.
🚨🚨| NEW: Chelsea have shortlisted Alex Scott and Adam Wharton as potential replacements for Enzo Fernández, who could 𝐋𝐄𝐀𝐕𝐄 this summer. 👀🔵
[@JacobsBen] pic.twitter.com/SnloHcnuvF
— CentreGoals. (@centregoals) August 20, 2026
Ata janë admirues të mëdhenj të Scott dhe kanë tentuar ta nënshkruajnë atë këtë verë, por në tentimin e tyre të parë i është thënë nga Bournemouth se ai nuk është në shitje.
Crystal Palace gjithashtu ngurron ta shesë Wharton, i cili është lidhur me pothuajse çdo klub të Ligës Premier.
City mendohet të jetë skuadra e fundit që i është afruar Crystal Palace, por ata nuk kanë marrë asnjë inkurajim për të ndjekur marrëveshjen. /Telegrafi/


