Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton ndaj Leicesterit në vazhdime dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

2018/03/Pedro-hazard.jpg
295:"LEICESTER, ENGLAND - MARCH 18: Pedro of Chelsea celebrates as he scores their second goal with Eden Hazard during The Emirates FA Cup Quarter Final match between Leicester City and Chelsea at The King Power Stadium on March 18, 2018 in Leicester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka fituar në vazhdime ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-2 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të FA Cup.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me shumë raste, por në fund më teje vazhduan Blutë dhe atë me meritë.

Në minutën e 28-të Chelsea rrezikoi seriozisht portën kundërshtare, ku Alvaro Morata ishte afër të shënojë, por gjuajti drejt e në Kasper Schmeichel.

(Foto: Getty Images)

Në minutën e 42-të Morata nuk gaboi dhe arriti të shënoi mjeshtërisht pas një pasimit të bukur nga Willian.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e vendasve, Jamie Vardi në minutën e 53-të lëshoi një rast të mirë për gol. Vardy përmirësoi gabimin në minutën e 76-të dhe barazoi rezultatin 1-1.

(Foto: Getty Images)

Schmeichel në minutën e 87-të shpëtoi 'Dhelprat' nga humbje, duke bërë një pritje të mirë në Moratan.

Para koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, skuadra që do të luajë në çerekfinale u kërkua nëpërmjet vazhdimeve.

(Foto: Getty Images)

Pedro shënoi golin e fitores në minutën e 105-të dhe kështu Blutë u kualifikuan në gjysmëfinale.

Kundërshtari i radhës do të mësohet pas shorit, ndërsa skuadrat tjera të kualifikuara janë: Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Southamptoni. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6gi9ow