Please enter at least 3 characters.

Chelsea e ‘vë në gjumë’ PSG-në pas pjesës së parë – mbyll praktikisht çështjen e fituesit

Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. 

‘Blutë e Londrës’ e nisën në mënyrë fantastike këtë takim, duke mos treguar aspak frikë ndaj kampionit të Evropës. 

Të besuarit e Enzo Marsecas e gjetën golin e avantazhit në minutën e 22-të përmes Cole Palmer i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.

Ishte pikërisht Palmer i cili shënoi një gol identik vetëm disa minuta më vonë (30’) për të dyfishuar epërsinë e londinezëve.

Epërsia prej dy golash nuk i bëri përshtypje ‘Bluve të Londrës’ të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të golit të tretë.

Pas disa tentimeve erdhi edhe goli i tretë, ku sërish vendimtar doli të jetë Palmer, i cili kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit.

Reprezentuesi anglez dhuroi një pasim milimetrik në drejtim të sulmuesit Joao Pedro, i cili me plotë klas shënoi përballë Donnarummas për rezultatin 3-0.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por tani çështja e fituesit duket praktikisht e mbyllur, në përjashtim të një mrekullie./Telegrafi/