Please enter at least 3 characters.

Chebbi dhe Camaras, marrin çmimet MVP në Kupën e Kosovës 

Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë. Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale.

Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i Final 4 të Kupës së Kosovës.

Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në play-off të kampionatit.

Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt.

Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht nga Istogu në ndeshjen vendimtare. /Telegrafi/