Please enter at least 3 characters.

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz shijojnë një takim të pazakontë, marrin pjesë në koncertin e Taylor Swift

2024/08/couple.jpg

Çifti Channing Tatum dhe Zoë Kravitz, kaluan një takim romanik të pazakontë duke marrë pjesë në koncertin e Taylor Swift në Londër.

Në pamjet e reja të publikuara në rrjetet sociale, ylli i Magic Mike, është parë duke i dhuruar një puthje të dashurës së tij, shkruan DailyMail.

Përveç se po kalonin çaste të bukura në takimin e tyre, dyshja po shijonin koncertin e artistes së njohur amerikane.

Përmes një videoja, ata shfaqeshin duke kërcyer e duke shikuar performancën e Taylor Swift. Në një moment, aktori i dhuroi Kravitz një puthje.

Taylor Swift është duke vazhduar me turneun Eras Tour në Londër pas anulimeve të tre koncerteve në Vjenë. /Telegrafi/