Please enter at least 3 characters.

Çfarë simbolizon festivali Lag B'Omer që shkaktoi dhjetëra viktima në Izrael

2021/04/52369f2b-bb1c-4815-9a83-22afa06e37d7-scaled.jpg
541:"An Ultra-Orthodox Jewish rabbi lights up a bonfire at the grave site of Rabbi Shimon Bar Yochai at Mount Meron in northern Israel on April 29, 2021 as the ultra-Orthodox celebrate the Jewish holiday of Lag BaOmer, marking the anniversary of the death of the Talmudic sage, approximately 1,900 years ago. - In a night-long vigil thousands of Jews will light large bonfires and visit the final resting place of Bar Yochai, who is revered as one of Judaism's great sages. (Photo by JALAA MAREY / AFP) (Photo by JALAA MAREY/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Festivali Lag B'Omer është një festë fetare hebraike vjetore që shënon përvjetorin e vdekjes së një rabini me ndikim që vdiq rreth XIX shekuj më parë.

Është ngjarja më e madhe vjetore publike e mbajtur në Izrael, shkruan cnn.

Rabini Shimon Bar Yochai ishte një i mençur dhe dijetar i shekullit të II-të, të cilin shumë njerëz e konsiderojnë se është autori i Zohar, veprës që shërben si tekst themelor në misticizmin hebre.

Çdo vit, hebrenjtë ortodoksë udhëtojnë në një numër të madh në qytetin Meron dhe festojnë duke ndezur zjarre dhe duke kënduar e vallëzuar në malin Meron, ku besohet të jetë varrosur rabini, deri në orët e para të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Një tjetër traditë kryesore i sheh prindërit që sjellin djem të cilët kanë arritur moshën 3-vjeçare në varrin e Shimon Bar Yochai për prerjen e tyre të parë. Festivali u shkurtua kryesisht vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të coronavirusit.

Pavarësisht thirrjeve nga ministria izraelite e shëndetësisë që këshillojnë njerëzit të mos vijnë, turma të mëdha ende u dyndën në Meron.

Zakonisht vetëm hebrenjtë ortodoksë bëjnë pelegrinazh në Meron, megjithëse hebrenjtë laikë në të gjithë Izraelin marrin pjesë duke ndezur zjarre. /Telegrafi/