Please enter at least 3 characters.

Çfarë parasheh marrëveshja e nënshkruar sot për eksportin e grurit nga Ukraina? Detajet që dihen

2022/07/e2269c96-a32c-42b5-a305-93ee0e7e1e7b.jpg
646:"A combine harvester collects grain crops in a field in Odesa Region, southern Ukraine, June 22, 2022. From a dramatic loss of export revenue to mine-riddled fields and exploding machinery, Russia's invasion has taken a massive toll on Ukraine's agriculture sector. Now, with ports remaining closed despite international efforts to reach a deal, harvests are getting underway with silos still loaded with last year's crops. Farmers are searching for alternatives to store the growing stockpiles while already worrying about how much they'll be able to plant for the 2023 season. Photo by Nina Lyashonok/Ukrinform/Abaca/Sipa USA(Sipa via AP Images)
15:"Sipa USA via AP

Përktheu dhe përshtati Arigona Bytyçi 

Një marrëveshje e nënshkruar të premten në Stamboll midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, do të lejonte 5 milionë ton eksporte të drithërave në muaj nga tre porte ukrainase, tha të premten një zyrtar i lartë i OKB-së.

Si pjesë e marrëveshjes, anijet me drithëra do të jenë në gjendje të lundrojnë nëpër një korridor të sigurt në Detin e Zi dhe më pas të kalojnë nëpër Bosfor për të arritur tregjet globale, tha zyrtari, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Anijet do të monitorohen nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese (JCC), e cila do të krijohet menjëherë në Stamboll dhe do të përfshijë përfaqësues nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja.

Anijet do të inspektohen përpara se të mbërrijnë në Ukrainë nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe të OKB-së për t’u siguruar që ato nuk po transportojnë armë, sipas zyrtarit.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos sulmojnë asnjë anije të identifikuar si pjesë e kësaj nisme që po kalon nëpër kanalet e vendosura. Në rast incidenti, JCC do të ndërhyjë për të zgjidhur çdo problem të mundshëm, tha zyrtari.

Përfaqësuesit nga Organizata Ndërkombëtare Detare kanë qenë duke koordinuar dërgesat me rrjetet e transportit detar, u shpreh zyrtari.

Mund të duhen disa javë përpara se anijet të fillojnë të lëvizin në mënyrë që të gjitha detajet logjistike të marrëveshjes të mund të zbatohen siç duhet dhe të krijohen ekipet e inspektimit, tha zyrtari.

Megjithatë, procesi duhet të fillojë shpejt në mënyrë që kullat e silosit të Ukrainës të mund të zbrazen për korrjen e re.

Marrëveshja është e vlefshme për 120 ditë nga data e nënshkrimit dhe mund të zgjatet për të njëjtën periudhë vetëm nëse njëra nga palët njofton për ndërprerjen e saj, tha në një postim në Facebook ministri ukrainas, Oleksandr Kubrakov, i cili nënshkroi marrëveshjen.

Rreth 20 milionë ton e drithërave gjenden për momentin në Ukrainë, derisa korrja e verës tani është duke u zhvilluar. /Telegrafi/