Please enter at least 3 characters.

Çfarë nuk do t’i falje Gjestit? Xheneta Fetahu befason me përgjigjen

Në emisionin “Top Arena”, modeles Xheneta Fetahu, iu drejtua një pyetje pikante lidhur me ish-partnerin e saj, Gjestin.

Ajo u pyet se çfarë nuk do t’ia falte atij, lidhjen me Eglin apo atë të përfolur me Loredanën.

Fillimisht, Xheneta zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë shkurt: “Nuk do të përgjigjem fare”.

Foto: Instagram

Megjithatë, gjatë vazhdimit të bisedës, u tregua më e prerë në qëndrimin e saj, duke shtuar: “Nuk e fal asnjërën”, duke lënë të kuptohet se të dyja situatat kanë qenë të papranueshme për të.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë një nga momentet më të komentuara të emisionit.

Xheneta krijoi një raport dashurie me Gjestin sa ishin së bashku në Big Brother të Kosovës.

Më pas në atë të Shqipërisë fituesi i atij edicioni pati po ashtu një marrëdhënie të afërt me Egli Takon. /Telegrafi/