Please enter at least 3 characters.

Çfarë i ndodhë trupit kur ushtroni 30 minuta në ditë për një kohë të gjatë

2017/12/5-Minute-Ab-Workout.jpg

Të merreni me sport nuk është gjë aq e vështirë sa mendojnë shumica. Në fakt, studimet tregojnë se shpenzimi i 30 minutave në ditë me ushtrime ditore mjafton për të qëndruar në formë dhe për ta përmirësuar shëndetin.

Por, si ndikojnë ushtrimet e rregullta në trupin tuaj? - transmeton Telegrafi.

GJATË USHTRIMEVE

- Metabolizmi rritet

- Viskoziteti i gjakut përmirësohet

- Rrjedha e oksigjenit rritet nga 8 litra (kur jeni duke pushuar) në 100 litra për minutë

- Rritja e qarkullimit të gjakut iu mundëson qelizave të marrin më shumë oksigjen dhe vlera ushqyese nga gjaku

MENJËHERË PAS USHTRIMEVE

- Trupi fillon t’i tretë proteinat dhe karbohidratet katërfish më shpejt, prandaj humbni peshë më shpejt

- Truri fillon të lirojë më shumë endorfine, gjë e cila jua përmirëson disponimin

DISA ORË PAS USHTRIMEVE

- Vetëbesimi ju rritet

- Shtypja e gjakut normalizohet

- Filloni të flini më mirë dhe kualiteti i gjumit përmirësohet

PAS DISA JAVËVE ME USHTRIME TË RREGULLTA

- Kapaciteti i mushkërive rritet

- Zemra dhe enët e gjakut ju funksionojnë më mirë

- Bëheni më të qëndrueshëm

- Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen; numri i qelizave të kuqe të gjakut për kub milimetër të gjakut rritet nga 5 milionë në 6 milionë.

- Sistemi i imunitetit ju forcohet, ndërsa niveli i limfociteve në gjak rritet.

- Trupi i rregullon nivelet e sheqerit dhe substancave tjera në gjak më lehtë

- Trupi juaj ka më pak dhjam

DISA MUAJ PAS USHTRIMEVE TË RREGULLTA

- Jeni më pak të stresuar, ndërsa jeni më pak të prirë të përjetoni ndjenja depresive dhe ndryshim disponimi

- Transferimi i oksigjenit në muskuj rritet, ndërsa qarkullimi i gjakut përmirësohet

- Një koordinim i përmirësuar i lëvizjeve ju mundëson ta forconi sistemin nervor. Shpejtësia e transmetimit të impulsit nervor rritet; aktiviteti i trurit përmirësohet dhe merrni vendime më lehtë.

- Sistemi muskuloskeletal i trupit forcohet: muskujt ju rriten, ndërsa eshtrave tuaj iu rritet densiteti

DISA VITE PAS USHTRIMEVE TË RREGULLTA

- Jetëgjatësia iu rritet

- Qëndroni më të ri për një kohë të gjatë! /Telegrafi/