Please enter at least 3 characters.

Çështja e emrit, bisedimet intensifikohen javën që vjen

2016/01/shpallet-thirrja-p-euml-r-bashk-euml-punim-nd-euml-rkufitar-n-euml-mes-maqedonis-euml-dhe-greqis-euml_hd.jpg

Ministri i Punëve të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias, do të bisedojnë për të gjitha çështjet e hapura të shteteve që përfaqësojnë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë greke kur u pyet se cilat do të jetë temat që do të shtrohen në tryezë në takimin e radhës të ministrave të jashtëm.

Intensifikimin e takimeve në nivele ministrore dhe shtetërore e paralajmëruan edhe kryeministrat e dy shteteve fqinje pas takimit në Davos të Zvicrës./Telegrafi/