Please enter at least 3 characters.

Cesar: Nuk kam folur për të ardhmen time

2016/01/f.0731230728491_m.jpg

Që nga transferimi i Samir Handanovic te Nerazzurrët për 11 milionë euro, vazhdimisht është spekuluar se braziliani do të largohet.

Madje të martën u citua Cesar se ka thënë që koha e tij te Interi ka përfunduar, por 32-vjeçari ka mohuar diçka të tillë.

“Dua të shpjegoj se nuk kam bërë komente rreth të ardhmes time. Po ashtu, dua t’i mohoj deklarimet që dolën në një faqe në Facebook, se nuk janë të miat”.

“Nëse do të më duhet t’u them diçka tifozëve, do t’ua them personalisht”, ka theksuar Cesar për Sky Sport Italia. /Telegrafi/