Cazorla: Me Suarez do të ishim më të fuqishëm
22/11/2013
Por Liverpooli refuzoi ta shesë lojtarin dhe u rezistoi edhe ofertave të klubeve tjera duke e mbajtur atë në ekip.
“Mendoj se ai është i jashtëzakonshëm. Do të doja që ai të kishte ardhur këtu”, ka thënë Cazorla për Daily Mail, për të lavdëruar edhe sulmuesin aktual të Arsenalit.
“Por Giroud po luan me shumë vetëbesim. Ai e ka filluar sezonin mirë, ka shënuar shumë gola dhe është fundamental për ne tash”, ka shtuar spanjolli. /Telegrafi/


