Please enter at least 3 characters.

Çasti i pakëndshëm i Rami Malek në Golden Globes - u injorua në skenë nga Nicole Kidman

2019/01/NicoleKidmanRamiMalekGoldenGlobes-e1546881700817.jpg
367:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - JANUARY 06: In this handout photo provided by NBCUniversal, Jim Beach accepts the Best Motion Picture – Drama award for “Bohemian Rhapsody” speak onstage during the 76th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 06, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Paul Drinkwater/NBCUniversal via Getty Images)
29:"NBCUniversal via Getty Images

Gjatë ceremonive të ndryshme të ndarjes së çmimeve jorrallëherë ndodhin gjëra të pakëndshme në skenë. Diçka e tillë i ka ndodhur aktorit Rami Malek në Golden Globes.

Ishte një mbrëmje shumë e suksesshme e yllit të filmit "Bohemian Rhapsody", në të cilin e ka portretizuar ikonën e grupit "Queen", Freddie Mercury.

(Foto: Paul Drinkwater/NBCUniversal via Getty Images/Guliver)

37-vjeçari u shpall aktori më i mirë në një dramë, derisa filmi i tij e fitoi çmimin kryesor - si drama më e mirë.

Derisa ekipi i filmit po mblidhej në skenë për të marrë çmimin e filmit më të mirë dramë, Malek u ngjit sërish për t'iu bashkuar festës së kolegëve. Mirëpo, nuk shkoi aq mirë për të.

Përdoruesit e Twitterit mendojnë se Kidman e ka injoruar qëllimshëm Malekun (Foto; Paul Drinkwater/NBCUniversal via Getty Images/Guliver)

Prezantuesja e këtij çmimi ishte Nicole Kidman, ndërsa aktori iu afrua dhe u përpoq t'ia zgjaste dorën, por ajo as që e vërejti.

Në çastin kur Rami deshi ta përshëndeste, aktorja ia ktheu shpinën duke mos e shikuar. Ai iu afrua dhe e preku në shpinë në mënyrë që ta vërente, por australiania sërish nuk i kushtoi vëmendje.

Nuk dihet nëse veprimi i Kidman ka qenë i qëllimshëm, porse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë dhënë opinione të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se aktorja e ka injoruar qëllimshëm Malekun. /Telegrafi/

https://twitter.com/AndyM_Boyer/status/1082129784862314496

https://twitter.com/mouse_rat_/status/1082186989607112704

https://twitter.com/alkaypa/status/1082130120427687937