Please enter at least 3 characters.

Çartani dhe Getinjo publikojnë klipin e ri "Ma shumë"

2018/06/erdoganni.jpg

Reperët Çartani dhe Getinjo kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Ma shumë" titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike hip-hop.

Muzika është realizuar nga DJ Rbeatz, në studion 'Rooftop Records".

Teksti ka përmbajtje jo të këshillueshme për personat nën moshën 18 vjeç, gjersa është shkruar nga vet rap-artistët.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili përshtatet mjaft mirë stilit të këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, në Shqipëri.

Të dy rap-artistët janë shumë të angazhuar me koncerte dhe projekte të reja në muzikë. /Telegrafi/