Please enter at least 3 characters.

Carles Alena pritet të largohet në janar nga Barcelona

2019/10/GettyImages-1166100229.jpg
236:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 04: Carles Aleña of FC Barcelona looks on prior to the Joan Gamper trophy friendly match between FC Barcelona and Arsenal at Nou Camp on August 04, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona thuhet se ka vendosur që ta largojë Carles Alenan në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, 21-vjeçari nuk ka shumë hapësirë në skuadrën e parë të katalunasëve, andaj në afatin kalimtar të dimrit do të largohet.

Tottenham Hotspuri dhe Arsenali kanë shprehur interesim për mesfushorin spanjoll, derisa Blaugranasit janë të gatshëm që ta largojnë atë në formë huazimi.

Barcelona nuk do të jap opsionin ndonjë skuadre për ta blerë Alenan në fund të këtij sezoni, pasi e konsideron si pjesë e rëndësishme e planeve të tyre.

Spanjolli u bë pjesë e skuadrës së parë në sezonin e kaluar, me 17 paraqitje në La Liga, derisa kishte debutuar në vitin 2016.

Deri më tani në këtë sezon ai ka bërë vetëm një paraqitje, ndërsa Ernesto Valverde vendosi në këtë sezon që t’i promovonte Carles Perezin dhe Ansu Fatin. /Telegrafi/