Please enter at least 3 characters.

Capello ia jep Allegrit gjithë meritat për kualifikimin e Juves

2019/03/Fabio-Capello.jpg
183:"STOCKHOLM, SWEDEN - May 23: Laureus Ambassador Fabio Capello attend the Laureus European Summit on May 23, 2017 in Stockholm, Sweden. (Photo by Patrik Lundin/Getty Images for Laureus)
24:"Getty Images for Laureus

Fabio Capello ia ka dhënë meritat kryesore trajnerit Massimiliano Allegri për eliminimin e Atletico Madridit nga 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Juventusi mbrëmë ka bërë një rikthim sensacional ndaj Atleticos, të cilin e mposhti 3-0 për të kaluar në çerekfinale.

Ishte Cristiano Ronaldo, ai i cili me tre gola ia dhuroi kualifikimin Zonjës së Vjetër, por sipas Capellos, meritat më të mëdha për këtë sukses i ka trajneri Allegri.

Massimiliano Allegri gjatë ndeshjes Juve-Atletico (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte Allegri. Ai hodhi në fushë ekipin e duhur, ai e kuptoi se ku do godiste ekipi i Simeones”, deklaroi Capello.

“Saktësia dhe pozicionimi i Spinazzolas dhe Cancelos ishin përcaktues, me Bernardeschin që mbi të gjithë tregoi që ka kualitet dhe forcë edhe pse luajti ndaj një skuadre të mbyllur në mbrojtje”.

“Emre Can ishte shumë i rëndësishëm, ai ndryshoi marshin e lojës”, përfundoi ish-trajneri i Juves. /KP/