Please enter at least 3 characters.

Cancelo nuk e di sa a do të qëndrojë te Interi, por krenar që ishte pjesë skuadrës zikaltër

2018/05/Joao-Cancelo-e1526882813874.jpg
281:"MILAN, ITALY - APRIL 17: Joao Cancelo of FC Internazionale Milano celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between FC Internazionale and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on April 17, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Joao Cancelo, nuk kurseu fjalët e mira për skuadrën e tij pasi zikaltrit arritën të fitojnë ndaj Lazios me rezultat 2-3.

Pas kësaj fitore klubi nga Milano siguroi edhe një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Portugezi i huazuar nga Valencia është krenar që ka qenë pjesë e skuadrës së Luciano Spallettit këtë sezon, por ende nuk e din se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Cancelo gjatë ndeshjes kundër Sassuolos në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

“Ky grup është i shkëlqyer. Lojtar të shkëlqyer, tifozë të shkëlqyer", ka thënë Cancelo për Mediaset Premium.

“Kemi arritur objektivin pas kësaj pune të madhe. Ishim gjithë në ndeshje, por forca e këtij grupi arriti ta rikthej rezultatin dhe të fitojë vendin në Ligën e Kampionëve".

"E ardhmja? Të qëndroj apo jo, nuk varet nga unë. Varet nga dy klubet dhe se çfarë ata vendosin. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre", ka shtuar portugezi.

Cancelo ka shënuar vetëm një gol në 21 paraqitje dhe ka dhuruar tre asistime, por paraqitjet e tij kanë qenë shumë më të mira se statistikat. /Telegrafi/