Please enter at least 3 characters.

Cancelo largohet nga qendra stërvitore e Juves, afër kalimit te City

2019/08/cancelo.png

Joao Cancelo është shumë afër ta kompletojë transferimin te Manchester City, pas largimit nga qendra stërvitore e Juventusit.

Mbrojtësi portugez ishte parë duke u larguar nga kompleksi i Zonjës së Vjetër ‘Continassa’ pak çaste më parë.

Lojtari 25-vjeçar raportohet se është nisur drejt Manchesterit për t’i kompletuar testet mjekësore te kampioni i Ligës Premier.

Danilo (Foto: Getty Images/Guliver)

Binaconerët do të përfitojnë 30 milionë euro nga shitja e Cancelos, derisa në marrëveshje do të përfshihet edhe Danilo.

Mbrojtësi i djathtë u transferua te skuadra torinase në verën e kaluar nga Valencia, pas një sezoni të kaluar në formë huazimi te Interi.

Megjithatë, lojtari dhe klubi italian kanë pas një distancë mes tyre për shkak të ardhmes, derisa tani duket se është i gatshëm që ta sfidojë Kyle Walkerin te Citizens. /Telegrafi/