Please enter at least 3 characters.

Cakaj takon homologun turk, diskutojnë për gjendjen politike në Ballkan

2020/11/123907895_2768290890107201_4810739754609004595_n.jpg

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe homologu turk, Mevlut Çavuşoglu u takuan këtë të premte në Antalia.

“Biseduam hollësisht për bashkëpunimin në rrafshin dypalësh, gjendjen politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Cakaj falënderoi Turqinë për mbështetjen që kjo e fundit i ka dhënë për Shqipërinë.