Please enter at least 3 characters.

Burri me ngjyrë ndërron jetë pasi gjendet i varur nga një pemë në Kaliforni, qytetarët kërkojnë hetim të plotë

2020/06/29555660-8416735-image-a-71_1592028023895-e1592051783506.jpg

Banorët e një qyteti në Kaliforni janë të indinjuar dhe kërkojnë një hetim të plotë, pasi zyrtarët thonë se një burrë me ngjyrë bëri vetëvrasje, kur i njëjti u gjet i varur me litar jashtë bashkisë së qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert Fuller, 24 vjeç, nga Antelope Valley, Kalifornia – u gjet të mërkurën i varur nga një pemë në Palmdale City Hall.

Kështu autoritetet deklaruan se vdekja e tij fillimisht ishte raportuar si vetëvrasje, por shkaku ende nuk dihet, gjersa të kryhet hetimi dhe një autopsi e plotë.

Ndërkohë policia potencon se janë në kontakt me familjen e Fuller, dhe po hetojnë rrethanat që mund të kenë çuar në vdekjen e tij. /Telegrafi/