Burri i një eurodeputeteje italiane është gjetur i vdekur në makinën e tij - mediat sjellin detajet
110:"Omicidio Angelo onorato marito dell'europarlamentare Francesca Dinato, 25 maggio 2024 Palermo. ANSA/IGOR PETYX

4:"ANSA
27/05/2024
Burri i eurodeputetes Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo të Italisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angelo Onorato, arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiljesh, ishte në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.
"Ata vranë burrin tim Angelo", u tha gruaja e tij disa miqve.
Sipas thashethemeve, burri kishte një “shirit plastike” në qafë dhe duket se ka pasur një takim me dikë.
Hetimet për vdekjen e tij janë në vijim, por sipas disa supozimeve, ka gjasa që ai t’i ketë marrë jetën vetes. Por gruaja e tij dyshon se ai është vrarë. /Telegrafi/


