Please enter at least 3 characters.

Burri e goditi dhe e rrëzoi gruan nga shkallët lëvizëse të metrosë në Nju Jork - vetëm për një fjalë!

2021/09/page-33-e1631708849808.jpg

Një kërkim është nisur për të gjetur një sulmues i cili goditi një grua në shkallët lëvizëse të metrosë në Nju Jork.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima, 32 vjeçe, i tha burrit të thoshte ‘më falni’ pasi u përplasën me njëri-tjetrin.

Pamjet tronditëse tregojnë se ai vuri këmbën në gjoksin e saj dhe e dërgoi atë të fluturonte në stacionin Atlantic Avenue-Barclays Center.

Si pasojë, gruaja mbeti me lëndime në shpinë, krahë, këmbë, gjurin e djathtë dhe kofshën e djathtë – por ajo refuzoi trajtim mjekësor.

Oficerët konfirmuan se dyshja u përfshinë në një "shkëmbim verbal" rreth orës 19:15. /Telegrafi/

<span></span>