Burri dhe luani ballë për ballë njëri-tjetrit, çfarë ndodh më pas shkakton habi
11/08/2025
Një video virale nga një fabrikë çimentoje në Indi ka ngjallur shumë habi në internet.
Klipi kap një bashkëveprim të habitshëm midis një burri dhe një luani.
Videoja e ndarë nga Susanta Nanda, tregon një burrë dhe një luan që takohen me njëri-tjetrin, përpara se të dy të ikin në drejtime të kundërta në mënyrë qesharake.
"Një punëtor i fabrikës së çimentos dhe një luan takohen aksidentalisht me njëri-tjetrin. Të dy panikohen”, thuhet në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/


