Burnley - Man Utd, formacionet zyrtare
Burnley dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafirë të Burnleyt në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit elitar anglez, ndeshje e cila fillon nga ora 17:00.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk e ka nisur mirë sezonin e ri pasi ka një fitore dhe dy humbje radhazi, kështu që dëshiron sa më parë t'i kthehet fitores.
Në anën tjetër, vendasit e Burnleyt kanë dy humbje pas barazimit në xhiron e parë dhe synojnë rezultat pozitiv para tifozëve të vet.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Burnley: Hart; Bardsley, Tarkowski, Mee, Taylor; Hendrick, Cork, Westwood; Lennon, Wood, McNeil.
Man Utd: De Gea; Valencia, Lindelof, Smalling, Shaw; Fellaini, Matic, Pogba; Lingard, Lukaku, Alexis.
/Telegrafi/


