Please enter at least 3 characters.

Burak Yilmaz sulmon shoferin e autobusit, por ky i fundit nuk qëndron duarkryq (Video)

2016/12/burak-yilmaz.jpg

Burak Yilmaz është bërë temë e mediave turke për një fjalosje me një shofer të autobusit.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet Yilmaz duke u përpjekur të sulmojë shoferin.

Por, ky i fundit i kundërpërgjigjet duke nxjerrë një shkop të bejsbollit ndërsa Yilmaz largohet prej autobusit.

Deri më tani nuk është duke bërë e ditur arsyeja e këtij veprimi të Yilmaz, por ka shkaktuar polemika të mëdha në shtetin turk. /Telegrafi/