Bunjaku: Rruga jonë sapo ka filluar
06/09/2014
I pyetur se a do të jetë fitorja e parë e Kosovës në miqësorët zyrtare ndërkombëtare, pas dy humbjeve dhe një barazimi, Bunjaku tha se e rëndësishme është procesi dhe ndërtimi i përfaqësueses së Kosovës, e pastaj vijnë edhe rezultatet.
Ndërsa, trajneri i Përfaqësueses së Omanit, Paul Le Guen është shprehur i kënaqur që ka ardhur në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore me Kosovën, por njëkohësisht edhe për ta vizituar këtë vend, që nuk e kishin parë më herët. /Telegrafi/


