Please enter at least 3 characters.

Bulku: Mund të mposhtim këdo

2016/01/f.0324131036151_210.jpg

Bulku, i cili shënoi një supergol në miqësoren ndaj Sllovenisë, i ka bërë këto deklarata në prag të ndeshjes së të shtunës kur Shqipëria pret Bjellorusinë në ndeshjen e grupit D të vlefshme për kualifikimet në Euro 2012.

“Unë besoj se ne mund të mposhtim këdo ekip. E kemi treguar me shume skuadra këtë gjë, por gjithmonë nëse ne luajmë të gjithë si një trup i vetëm mundim këdo. Kemi shumë futbollistë me kualitet në skuadër dhe me ndihmën e tifozëve tanë të zjarrtë dhe përpara tyre ne do ta fitojmë patjetër këtë ndeshje”, ka thënë Bulku. /Telegrafi/