Please enter at least 3 characters.

Bujupi ia dhuron Dhurata Dorës fanellën e Ermir Lenjanit

2016/01/DhurataArdiani.jpg

Ardian Bujupi është njëri nga këngëtaret më të mirë shqiptarë në Evropë, i cili ka miqësi të mirë me kolegët e skenës, por edhe me yjet e futbollit.

Këngëtari i njohur ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet duke i dhuruar një dhuratë këngëtares Dhurata Dora.

Fanella të cilën ia ofron Dhuratës, është e futbollistit fantastik të Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Nuk dihet nëse Lenjani i ka dhënë leje për këtë dhuratë Bujupit apo vet këngëtari i njohur e ka bërë dhuratën për Dhuratën.

Në të njëjtin postim, edhe një fans ka publikuar një fotografi të përbashkët me Dhuratën dhe fanellën e Lenjanit. /Telegrafi/